‘Mbroj të palindurit’, për herë të parë një president amerikan marshim kundër abortit

Ndërsa në senatin amerikan vijon procesi për shkarkimin, Donald Trump ka bërë një lëvizje strategjike në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor për të konsoliduar lidhjen e tij me elektoratin, duke marrë pjesë në marshimin për jetën në Washington. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ishte një nder për atë, që të ishte presidenti i parë që merr pjesë në marshimin për jetën, kundër abortit.

Trump u shpreh se fëmijët ende të pa lindur nuk kanë pasur asnjëherë një mbrojtës më të fortë se ai në Shtëpinë e Bardhë. Presidentët amerikanë që në të kaluarën kanë kundërshtuar abortin si Ronald Regan dhe Xhorxh Bush nuk kanë marrë pjesë personalisht në marshim, për të shmangur që figura e tyre të lidhej me manifestuesit që kërkojnë të shpallet i paligjshëm aborti. Ata kanë zgjedhur bisedën telefonike për të ftuar organizatorët e marshimit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i cili në vitin 1999 ishte shprehur në një intervistë, në mbështetje të lirisë së zgjedhjes nga ana e grave, që në fushatën e parë elektorale kishte ndryshuar mendim. Ai tashmë kërkon mbështetjen e aktivistëve konservatorë, dhe e bën publikisht. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se demokratët kanë qëndrime radikale dhe ekstreme.

Ndërkohë në senat akuza e demokratëve përmbylli ekspozimin e çështjes për presionet e mundshme ndaj presidentit ukrainas Zelinski për të hetuar ndaj rivalit demokrat Xho Bajden dhe djalit të tij, si dhe për pengimin në hetimet e kongresit./abcnews.al