Sërish lëkundje të tokës/ 5 tërmete në pak orë, ja ku ishte epiqendra

Sërish lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë, ndonëse me intensitet të ulët. Sipas IGJEUM, lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë, konkretisht 5 tërmete.

Siç shihet dhe në grafikun e IGJEUM, lëkundja e fundit shënon në orën 08:07, ku epiqendra është Laçi, me një magnitudë 1.8 të shkallës rihter.

Po ashtu një tjetër është shënuar në orën 07:53 të mëngjesit, me epiqendër 4 km në Jug të Laçit dhe me thellësi 25 km.