Everton shumë pranë nënshkrimit me futbollistin brazilian

Evertoni, Carlo Ancelottit është shumë pranë nënshkrimit me futbollistin brazilian, Everton Soares.

Skuadra nga Liverpuli e ndjek prej një kohe të gjatë sulmuesin anësor të Gremios dhe siç raportojnë mediat angleze në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka.

Klubi brazilian kërkon plot  38 milionë euro për 23 vjeçarin, mirëpo duke parë cilësitë e Soares, drejtuesit e skuadrës nga Liverpooli janë të bindur për këtë investim.

Soares ka qenë një ndër lojtarët kryesorë për ekipin e Gremios vitet e fundit dhe për këtë kishte tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester City dhe Arsenal.