Pas tërmetit në Turqi, Basha: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani 21 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Në një postim në Twitter, zoti Basha shprehet:

“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.