Juventus – PSG po planifikojnë shkëmbim lojtarësh

Juventus dhe PSG po planifikojnë të shkëmbejnë lojtarë mes tyre.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar se klubet kanë rënë dakord për një shkëmbim mes Lavyin Kurzawa dhe Marria De Sciglio. Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Ndërsa, Kurzawa nuk ka gjetur shumë hapësira tek skuadra e PSG dhe sipas medias franceze ka rënë dakord që të transferohet te bardhezinjtë.

Bisedimet kanë përparuar dhe së shpejti mund të kemi një marrëveshje.