Lampard 'prish' planet e Interit: Giroud është ende futbollisti ynë!

Kampioni i Botës, Oliver Giroud mbetet objektivi numër 1 i Interit për të përforcuar vijën e sulmit.

Në fakt futbollisti i Chelsea-t është një kërkesë specifike e trajnerit zikaltër, Antonio Conte, që ka patur francezin nën drejtim që nga kohët kur drejtonte “Blutë e Londrës”.

Gjithsesi, tentativa që është projektuar prej kohësh rrezikon të shpërbëhet. Pikërisht për këtë argument foli gjatë konferencës për mediat edhe vetë trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard.

“Situata e Giroud ka mbetur e njëjtë, nuk ka ndryshuar. Ka patur kontakte me klube të tjerë, por mbetet ende një futbollisti ynë”, deklaroi Lampard.