Milani merr fitoren e 3-të radhazi, mposht Brescian në Serie A

Milani ka vijuar formën e mirë në Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli fituan me rezultatin 1-0 në sfidën në transfertë ndaj Brescias e vlefshme për javën e 21-të në kampionatin italian.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Ante Rebic pasi kroati përfitojë nga një rrëmujë në zonë dhe shënoi për ekipin e tij.

Brescia pati një varg rastesh në pjesën e dytë, por nuk konkretizoi asnjë të vetme që dërgoi në rrjetë, e anuloi VAR-i.

Me fitoren e tretë radhazi, Milan tashmë numëron 31 pikë dhe renditet përkohësisht në vendin e 6-të në Serie A.