Momente paniku në emison/ Të ftuarit 'shkunden' live nga tërmeti i fuqishëm

Tërmeti I fuqishëm, që goditi Turqinë para pak minutash, ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre. 

Sipas EMSC tërmeti ishte me epiqendër në Elazig, ndërsa lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të shumta që tregojnë momentet e tërmetit, si dhe dëmet e shumta që janë shkaktuar prej tij. 

Video e shpërndarë në rrjet tregon momentin kur gjatë transmetimit live në television, të ftuarit e presin tërmetin në emision dhe shtangen.