VIDEO prekëse/ Adoleshentja mëson vdekjen e mamasë teksa...

Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Ajo tregon momentin prekës kur një adoleshente 14-vjeçare, e cila po merrte pjesë në një konkurs talentesh në TV, mëson se mamaja e saj kishte ndërruar jetë.

Jannah i telefonoi mamasë live për t’i thënë që kishte kaluar në raundin tjetër, por i thonë se mamaja kishte ndërruar jetë para pak minutash.

Adoleshentja kishte marrë pjesë në konkursin e këndimit me shpresën që të fitonte çmimin e madh prej 35 mijë dollarësh, që të paguante për trajtimin e mamasë së sëmurë me diabet.

Performanca e saj e befasoi jurinë, e cila vendosi që ajo të bënte një telefonatë.

Por xhaxhai i saj i dha lajmin tronditës.