Meta me bashkësinë izraelito-shqiptare në Jeruzalem: I falenderova për kontributin e shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij lidhur mbi pjesëmarrjen në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, si edhe për takimin e ngrohtë që pati me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare në Jeruzalem

‘Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael.

I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.’