Rafael Nadal kualifikohet në raundin tjetër të Australian Open

Rafael Nadal vazhdon aventurën e tij në Melbourne Park.

Finalisti i vitit të kaluar kaloi pa vështirësi tenistin argjentinas Federico Delbonis, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për në raundin e tretë të edicionit të 108 të Australian Open.

33-vjeçari spanjoll bëri më shumë gabime se zakonisht dhe e përfundoi takimin me 33 goditje fituese dhe 29 gabime, për të mbyllur sfidën 6-3, 7-6, 6-1 në dy orë e gjysmë lojë.

Nadalit i mungon suksesi prej më shumë se një dekade, ndonëse ka qenë finalist në 2 nga 3 edicionet e fundit në Melbourne Park.