VIDEO/ Mane tremb Liverpoolin, largohet nga fusha i dëmtuar

Po luhet në këto momente ndeshja mes Wolves dhe Liverpool, e vlefshme për javën e 24 në Premier League.

Të pamposhtur që nga fillimi i sezonit, “të kuqtë” gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 8-të me anë të Henderson.

Fatkeqësisht, Liverpool do t’i duhet të bëjë në pjesën e mbetur të lojës pa shërbimet e Sadio Mane. Sulmuesi senegalez ndjehu shqetësime në kofshë e majtë dhe për këtë arsye kërkoi që ndërrohej. Nuk dihet akoma shkalla e dëmtimit të Manes dhe pritet që në orët e ardhshme të ketë një njoftim nga klubi i Liverpool.

Në vend të senegalezit në fushën e lojës hyri Minamino.