Eriksen do të jetë lojtar i ri i Interit, zbulohen detajet e marrëveshjes!

Duket se tashmë gjithçka është e kryer: Christian Eriksen do të jetë një lojtar i Interit!

Ndërmjetësi i bisedimeve mes Tottenham dhe zikaltërve, Frank Trimboli është në Milano dhe sipas raportimeve të fundit ka rënë dakord me Interin, që oferta e re për Eriksen të jetë në total 20 milionë euro, që është edhe shuma që kërkojnë “Gjelat”.

Fillimisht, Inter kishte ofruar 18 milionë euro në total (15+3 milionë bonuse), por drejtuesit e Tottenham nuk ishin dakord.

Tashmë, duket se gjithçka është mbyllur në shifrën e 20 milionëve (15+5 bonuse), me zikaltrit që kanë shtuar bonuset, duke i çuar nga 3 në 5 milionë euro.