VIDEO/ Autoritetet kineze dezinfektojnë rrugët e qytetit në karantinë

Qyteti kinez Wuhan me 11 milion banorë, i cili është vendosur në karantinë, mbizotërohet nga rrugë të shkreta dhe një kamion që shpërndan dezinfektues.

Sipas autoriteteve, nga ky qytet vijnë 90% e rasteve të koronavirusit të regjistruar në Kinë, ku në këtë mënyrë, zyrtarët kanë bllokuar mjetet e transportit publik, avionët dhe trenat në nisje.

Trafiku i makinave private në dalje ose hyrje në qytet qëndron në një distancë 800 km nga Shanghai.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 25 dhe rreth 616 të infektuar nga virusi misterioz vdekjeprurës.