Lidhje dashurie me një grua të martuar?!/ Ja çfarë tha autori i dyshuar për vrasjen te ‘Astiri’

Noel Dishi, i njohur edhe me dy emra të tjerë si Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti, u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici, pas akuzës për vrasjen e të riut Vilson Tafçiu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë.

Ndërsa policia njoftoi për vetëdorëzimin e 29 vjeçarit, Noel Dishi mësohet se nuk ka pranuar akuzat.

Para grupit hetimor, mësohet se Dishi ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Ndërkohë që një pistë tjetër ku policia po heton është edhe ajo e xhelozisë, pasi dyshohet se viktima Tafçiu ka patur lidhje dashurie me një grua të martuar.