Videon e publikoi gazetari/ Lefter Alla: Do të padis Salianjin e PD

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, reagon sërish për videon, ku shfaqet duke konsumuar kokainë. Lefter Alla ka njoftuar se do të depozitojë padi penale për publikimin e videos nga Artan Hoxha në Abc News duke konsumuar lëndë narkotike në një ambient publik.

Por, nëse të gjithëve u shkon mendja se padia do të jetë për Artan Hoxhën, gaboheni!

Kryebashkiaku i Bulqizës do të padisë Ervin Salianjin. Këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook duke thënë madje se do të padisë edhe “një televizion lokal”.

"Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës," shkruan ai.