Zyrtare/ Armando Vajushi firmos me klubin rumun

Armando Vajushi tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës rumune Petrolu Ploieshti.

Futbollisti shkodran ishte prej disa ditësh në provë te skuadra rumune, por ditën e djeshme është zyrtarizuar dhe ka firmosur një kontratë 6-mujore më të drejtën e rinovimit për sezonin tjetër, por kjo në varësi të rezultateve.

Kujtojmë që 28-vjeçari ishte pjesë e Teutës në Superiore dhe pas 6 muajsh gjeti skuadrën e re.

Dëmtimet nuk kanë qenë aleat me Vajushin, që ka vuajtur jo pak për shkak të tyre.