Të shtëna me armë zjarri në SHBA, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve ishte edhe një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin amerikan Seattle, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri. Ende nuk janë bërë të ditura motivet, ndërsa policia tha se autori i cili ka hapur zjarr u largua nga vendngjarja. Thuhet se agresori ka vepruar i vetëm, në një zonë të frekuentuar edhe nga turistët.

Ndërkohë Departamenti i Zjarrit të qytetit raporton se një grua kishte vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e tjerë u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, në rrezik për jetën.