Milani takohet me agjentin e ‘yllit’ nga Serie A

Drejtues të Milanit janë takuar me agjentin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul.

“Calciomercato” shkruan se Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë takuar me Agustin Jimenes për të diskutuar transferimin e mundshëm të tij në janar apo në verë.

Jimenez është agjent i mesfushorit argjentinas De Paul dhe po ashtu i Matias Zaraco, një lojtari 21 vjeçar i cili luan për Club Racing.

De Paul është lidhur me një kalim në Inter verën e kaluar por marrëveshja asnjëherë nuk u materializua. Megjithatë edhe Interi besohet se do ta kërkojnë atë në verë.

Jimenez është po ashtu agjent i yllit të Atletico Madrid, Angel Correra, për të cilin Milan kishte tentuar shumë që ta transferojë në verën e kaluar por nuk kishte arritur marrëveshje me skuadrën nga La Liga.