'Kryespiuni socialist'/ Çmenduri të ndalosh drogën për zyrtarët, e drejtë themelore

Më e rëndë dhe më shokuese se pamjet ku shfaqej kryebashkiaku I PS në Bulqizë duke konsumuar drogë, është deklarata që bën ish kreu I Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.

I në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ku po diskutohej pikërisht video-skandali I Lefter Allës, Klosi bëri një deklaratë që të le gojëhapur teksa tha se, është kundër testit të drogës për zyrtarët.

Sipas ish kreut të SHIK, është çmenduri të kërkosh diçka pasi është e drejtë e njeriut të konsumojë drogë.

“Eshtë cmenduri të më thuash mua mos përdor drogë. Dua mo! Edhe ai që përdor drogë mban përgjegjësi për veprimet që bën. Ai do të mbajë përgjegjësinë e vet, do ta heqë Edi Rama po doli video e vërtetë.  Testi për të gjithë, nuk shkon, është absurde. Hyn tek të drejtat dhe liritë e personit ajo“, u shpreh Klosi.

“Në vendet e Europës pinë drogë kryeministrat, mos na tregoni përralla”, vijoi më tej ish-kryespiuni i vendit.

Ditën e sotme, gazetari Artan Hoxha publikoi një video, ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në një ambient publik, akuzë kjo e hedhur poshtë nga 'i preferuari' i Ramës për qytetin e Kromit. /Syri.net