Bashkëshorti i ish-ministres socialiste: Evidente që Lefter Alla po merr drogë

Gazetari Aleksandër Furxhi, i cili njihet edhe si bashkëshorti I ish-ministres socialiste të Kulturës, Mirela Kumbaro, I ftuar në Real Story në Neës 24 ka komentuar edhe videon e shumëpërfolur të ditës atë ku kryetari I bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është filmuar në një moment duke thithur kokainë.

Furxhi u shpreh se duket evidente që individi në video po merr drogë.

Aleksandër Furxhi: Eksperti i imazhit të kriminalistikës nuk jam. Por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njoh si imazh. Është evidente që individi aty po merr drogë, është e qartë.

Mund të jetë një mënyrë për të fituar pak kohë. Nëse është i bindur se është ai apo jo do të vendosë nëse do të bëjë betejën ligjore.

Ka dhe raste të tjera që kanë bërë këtë lloj takitke.