Mësoi se ishte lidhur me nënën e saj, e dashura greke padit shqiptarin për përdhunim

Një shtetase greke 19-vjeçare, me banim në Larisa, ka paditur në polici një shqiptar 32-vjeçar, të cilin e akuzon për veprën penale të përdhunimit.

Por, duket se gjithçka është një sajesë e vajzës, sapo ajo ka mësuar se i dashuri kishte marrëdhënie intime edhe me nënën e saj, raporton A2.

Avokati i shqiptarit argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përdhunimin, gjë që dëshmohet edhe nga ekzaminimi mjeko-ligjor i 19-vjeçares, pasi nuk u gjetën lëndime në trup, duke përforcuar kështu pretendimin e shqiptarit se marrëdhënia seksuale ishte bërë me dëshirën e vajzës.

Ndërkaq, nëna e 19-vjeçares u tha hetuesve se ishte informuar për ngjarjen nga i dashuri i vajzës së saj dhe se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike për të dëshmuar. Vajza që ka bërë denoncimin është shprehur se prindërit e saj ishin ndarë dhe se nëna e saj e kishte mik prej kohësh 32-vjeçarin shqiptar, por nuk e mendonte se mes tyre kishte më shumë sesa miqësi.