PD publikon emrin e kryebashkiakut që merr kokainë, reagon Alla: Nuk jam unë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi emrin e kryebashkiakut që shihet në një foto duke marrë kokainë.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike,” tha Salianji.

Pas tij reagoi edhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

“Nuk jam unë personi që shihni në video,” tha ai, duke u shprehur për News24 se video është e montuar.

Alla tha se emri i tij po përfshihej për çështje politike.