Pamela Anderson martohet për herë të pestë

Aktorja 52 vjeçare Pamela Anderson është martuar për herë të pestë në fshehtësi.

Ajo i tha ‘Po’ martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters i njohur për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”.

Ata kanë zhvilluar një ceremonie private në Malibu ditën e djeshme dhe nuk është zbuluar ende asnjë detaj.

Njihuni me historinë e çiftit:

Pamela dhe Jon u takuan më shumë se 30 vite më parë në rezidencën “Playboy”.

Burimet thonë që dyshja është bashkuar me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe qëllim kanë pasur gjithmonë martesën.

sh-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.