Lule të vetmuara/ Të gjithë përfshihen në një krim, ja ç’do ndodhë nesër

Defne dhe Xhemre shkojnë të drekojnë në një restorant. Defne e mashtron Xhemren dhe largohet nga restoranti duke e lënë atë të paguajë faturën. Xhemre e vendosur në vështirësi lë varësen që kishte kujtim nga prindërit.

Policia vihet në kërkim të shokut të Kemalit. Feride i kërkon ndihmë Toprakut që të heqin qafe vajzën e fiksuar pas tij. Ata bëjnë një plan dhe ja dalin. Songyl dhe Kader hyjnë fshehurazi në zyrën e Nerimanit për të zbuluar vendndodhjen e prindërve të Kaderit.

Kemal vendos të largohet nga shtëpia me frikën se shoku i tij mund ta nxjerrë zbuluar. Kemal shkon në jetimore dhe i kërkon Ejlylit t’ja mbathin së bashku. Ejlyl nuk pranon dhe Kemal tenton ta përdhunojë. Songyl shpëton Ejlylin por e pëson pasi Kemal e godet.

Ejlyl për të mbrojtur shoqet i gjuan me gur prapa koke Kemalit. Kemal mbetet pa ndjenja. Vajzat vendosin të zhdukin trupin e Kemalit. Ejlyl kërkon ndihmën e Serkanit dhe së bashku shkojnë të hedhin trupin e Kemalit në liqen.

 Xhemre përfshihet në këtë çështje dhe bëhet bashkë me vajzat për t’i ndihmuar. Serkan e hedh trupin e Kemalit në liqen./revistawho