VIDEO/ Mustafi bën gafën e vitit, David Luiz ndëshkohet me karton të kuq

Chelsea ka kaluar në avantazh 1-0 në derbin londinez kundër Arsenalit e vlefshme për javën e 24 në Premier League.

Në minutën e 27’ ishte Shkodran Mustafi që sërish bën një gafë të rëndë duke i dhuruar topin kundërshtarit, ndërsa në vazhdim të aksionit ndërhyrja e David Luiz u ndëshkua me kartonin e kuq dhe penallti.

Në minutën e 28’ ishte Jorginho që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, shkruan SYRI.net.