VIDEO/ Skënderbeu fitore të madhe, Partizanit nuk i mjafton ‘dhurata’ e arbitrit

Spektakël, gola, penallti dhe karton i kuq ishin disa nga episodet e sfidës spektakolare që u zhvillua mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Korçarët fituan me rezultatin 3-1 në sfidën e javës së 18-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht në minutën e 8’ të kuqtë fitojnë penallti pas një prekje të topit me dorë brenda zonës së 16-metrave. Ishte Telushi që shndërron në gol penalltinë, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 39’ Partizani me 10 lojtarë. Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Gjyqtari Beqiri nuk e fal duke e përjashtuar nga fusha!

Kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, Skënderbeu në minutën e 34' befason duke barazuar pasi Bitri realizon në portën e tij.

Në minutën e 45+1’ Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit nga e djathta! Çmenden në festë korçarë pasi brenda 3 minutash përmbysin rezultatin përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Në fraksionin e dytë të lojës, protestojnë ashpër korçarët! Moment i dyshimtë, por gjyqtari duket i vendosur! Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta!

Nga pamjet më poshtë mund ta shihni qartë që vendimi i arbitrit ishte skandaloz pasi lojtari i Skënderbeut nuk e preku topin me dorë por me kokë, shkruan SYRI.net.

Për më shumë se 5 minuta korçarët kanë protestuar duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë aq shumë të diskutueshme të akorduar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Beqiri.

74′ Bruno Telushi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit! Festojë futbollistët korçar!

Në minutën e 82’ Dejvi Bregu bëri depërtim fantastik dhe më pas në hyrje të zonës shënon supergol “alla Del Piero” duke e dërguar topin në trekëndëshin e Alban Hoxhës!

Pas kësaj fitore, Skënderbeu renditet në vendin e 8-të me 24 pikë të grumbulluara, 4 pikë më pak se Partizani i vendit të 5-të.

Momenti i penalltisë skandaloze:

Ekzekutimi i penalltisë nga Bruno Telushi: