I riu me makinë luksoze xhiron gomat para komisariatit në Tiranë, polici e shikon dhe nuk ndërhyn

Një i ri në Tiranë ka zgjedhur rrugën përballë komisariatit nr 6 në Tiranë për të xhiruar gomat e makinës së tij luksoze, duke i bërë karshillëk policisë pikërisht në portën e saj. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, një polic ka dalë në derën e komisariatit për të parë se çfarë po ndodh, por nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që i riu ka bëre ‘drift’ qetësisht disa herë për tu larguar më pas i pashqetësuar.