Kamionçina përplaset me motorin, plagosen burrë e grua në aksin Elbasan-Librazhd

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e pasdites këtë herë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengel, ku një kamionçinë është përplasur me një motor.

Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për dy të plagosur, drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit.

Kamionçina drejtohet nga 52-vjeçari me iniciale F.M, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit H.S 52 vjeç dhe L.S.

Ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa Policia është ndërkohë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.