Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Devoll/ Terreni mban larg zjarrfikëset

Një zjarr masiv ka prekur Çardhak, zone mes rrethit të Devollit dhe të .

Deri më tani janë djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura nga zjarri.

Ndërkohë, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve.