VIDEO/ Vllaznia e nis mbarë vitin, mposht Flamutarin në shtëpi

Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë vitin, teksa kanë mposhtur Flamurtarin shtëpi me rezultatin 2-0, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Ishte kapiteni Gilman Lika, ai i cili në minutën e 38-të, gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 1 goli.

Për të hipotekuar këtë sukses, mendoi mesfushori brazilian Hygor, i cili me një roveshatë spektakolare, brenda zonës, pas krosimit nga e djathta, dyfishoi shifrat, duke vulosur përfundimisht këtë sfidë. Një gol “alla Kristiano Ronaldo”.

Me këtë triumf, shkodranët ngjitën në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Flamurtari vazhdon të mos njohë ende shijen e fitores në këto 18 javë. Situata te vlonjatët duket tepër kaotike.