Meta i përmbajtur: Pozitive por e pamjaftueshëme, shpresoj që të mos ketë surpriza rrugës

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin `ABC Neës` është pyetur edhe “paqen” mes opozitës zyrtare dhe maxhorancës, për çështjen e bërjes së Reformës Zgjedhore. Presidenti e ka përshëndetur si hap pozitiv tryezën, por thekson se kjo është e pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha detyrimet që na ka vënë Bundestagu.

“Është hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak dhe tepër vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme, për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej Reformës Zgjedhore, sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Meta për këtë çështje..