Klopp nuk e lejon Xherdan Shaqirin të shkojë te Roma

Roma ka zbehur shanset për transferimin e Xherdan Shaqirit.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Liverpooli nuk dëshiron ta shesë mesfushorin kosovar gjatë merkatos së janarit.

Roma ka shfaqur interesim për Shaqirin pas dëmtimit të rëndë të mesfushorit Nicolo Zaniolo.

Mirëpo, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, nuk dëshiron ta lejojë largimin e Shaqirit, pasi e konsideron si opsion të rëndësishëm të ekipit për fazën vendimtare të sezonit.