Mësuesi turk u dëbua me urgjencë, nuk iu la fare kohë për apelim

Zbardhet urdhri i dëbimit të mësuesit turk Harun Çelik më datë 1 janar, kur të gjithë po festonin Vitin e Ri.

Aty thuhet se Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.

Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori, o ditë!

Dokumenti është mjaft kontradiktor, ç’ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar.

Ndërkohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi.

Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.