Detaje të reja/ Erdhi të varroste…, ditët e fundit të viktimës në Tiranë

Vilson Tafçiu, 28 vjeç, i cili mbante edhe mbiemrin Noka, u qëllua për vdekje sonte në mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë, me tri plumba.

Noka mësohet se ishte me origjinë nga Dibra.

Ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Ndërkohë që Noka ishte deportuar rreth 2 vite më parë nga Franca, pasi ishte akuzuar për lëndë narkotike.