Shkaktohen viktimat e para nga stuhia ‘Gloria’, mbi 200 mijë nxënës pa mësim

 Stuhia “Gloria” e cila  goditi kryesisht lindjen e Spanjës, ka shënuar dy viktimat e parë,  si dhe afërsisht 200 mijë nxënës mbetën pa mësim, njoftuan autoritetet e vendit.

Pjesa më e madhe lindore e Spanjës, si edhe arkipelagu Baleares, u vunë në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që shkaktoi erëra të fuqishme të ftohta dhe rreshje dëbore.

Sipas autoriteteve, në rajonin e Valencias, 194 bashki vendosën të mbyllin shkollat për 191 300 nxënës.

Aeroporti i Alicante-s, që u mbyll javën e kaluar për shkak të një zjarri, u detyruar sërish të mbyllej të dielën pasdite dhe të hënën prej stuhisë.

Stuhia shkaktoi problem edhe në autostrada dhe linja hekurudhore.

Kjo stuhi pritet të zgjasë deri të mërkurën, sipas Agjencisë Meteorologjike spanjolle.