Operacioni policor më vazhdim/ Arrestohen 6 persona, kapen 160 kg kanabis në jug të vendit

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i ndërrmarrë në orët e mbrëmjes në jug të vendit ku u arrestuan disa persona si edhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Sikundër mësohet në këtë operacion ku ka marrë pjesë edhe Drejtoria e Policisë Gjirokastër, janë arrestuar 6 persona si edhe janë sekuestruar 160 kg kanabis.

Operacioni policor është zhvilluar në zonën e qarkut të Gjirokastrës, ku droga është kapur në zonën e Memaliaj.