ZYRTARE/ Kryen testet mjekësore, Donis Avdijaj nënshkruan me klubin e ri!

Donis Avdijaj ka kompletuar zyrtarisht transferimin te skuadra skoceze, Hearts.

Lojtari nga Kosova ishte te Trabzanspori, por që nuk arriti ta gjente vetën dhe tashmë ka nënshkruar kontratë 6-mujore me klubin e ri.

Kështu, Avdijaj ditën e sotme mbërriti në Edinburgh për të kryer testet mjekësore dhe të kompletonte kalimin e tij në “Tyncastle Park”.

Te skuadra turke, Avdijaj bëri 18 paraqitje, ndërsa kontrata e tij skadonte në këtë muaj.