Forumi në Davos/ Shtëpia e Bardhë zbulon liderët botërorë që do takoi Presidenti Trump

Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një seri takimesh me liderë të ndryshëm botërorë kur të shkojë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër këtë javë, tha Shtëpia e Bardhë.

Ndër liderët me të cilët do të takohet përfshijnë Presidentin e Irakut Barham Salih, Kryeministrin pakistanez Imran Khan, Presidentin e Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga dhe Nechirvan Barzanî, Presidentin e qeverisë Rajonale të Kurdistanit.

Reuters më herët raportoi gjithashtu se Trump gjithashtu synon të takohet me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian.

Ai gjithashtu synon të takohet me Klaus Schwab, themeluesin e Forumit Ekonomik Botëror.