Arrestohen disa persona, operacion antidrogë në jug të vendit

Një sasi e papërcaktuar lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është kapur në orët e fundit gjatë një operacioni policor në zonën e qarkut të Gjirokastrës. Droga është kapur në zonën e Memaliaj, ku kanë marrë pjesë edhe forca të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Në këtë operacion thuhet se janë shoqëruar edhe disa persona në DVP Gjirokastër.