‘Punonte’ si grabitës vilash, arrestohet i riu shqiptar

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Halkidiki, pasi akuzohet për një seri vjedhjes të kryera në zonë.

Shqiptari dyshohet se ka kryer nga gushti i vitit 2019 deri në tetor, së paku dy vjedhje të vilave si edhe të një banese me qira.  

Shqiptari sipas mediave greke mori 500 euro të gatshme dhe pajisje të tjera me vlerë.

Një kontroll në banesën e shqiptarit bëri që aty të gjenden para, por edhe pajisje, që nuk justifikoheshin dot.

Po ashtu, u zbulua se shqiptarëve iu mungonte dokumentacioni i qëndrimit të rregullt në shtetin grek.