Konfirmohet/ Bylis nënshkruan me futbollistin nga Superliga e Ukrainës

Klubi i Bylisit ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë Visente Mercedes.

Braziliani 23-vjeçar së fundmi është aktivizuar në Superligën ukrainase me klubin e Lviv.

Gjithashtu ballshiotët kanë zyrtarizuar edhe futbollistin argjentinas, Marselo Gonzales, i cili në fazën e parë ishte pjesë e Orikut.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare

Presidenca bën zyrtare dy afrimet e para!

Braziliani me eksperiencë në dy sezonet e fundit, në Superligën ukrainase, Visente de Paula Mercedes, pjesë e Lviv në Ukrainë prej një sezoni e gjysmë. Luan si mbrojtës i linjës së djathtë, 23 vjeç.

Argjentinasi Marselo Gonzales, që ka qenë pjesë e skuadrës së Orikut, dhe një nga lojtarët më të spikatur, është afrimi i dytë në merkato. Një lojtar me perspektivë që ka bindur trajnerin Dovedan por edhe projektin e klubit.

Merkato vazhdon.