Hajdari dhe Gjiknuri letër të përbashkët ODIHR-it/ ‘Na dërgo eskpertë për draftet për reformën zgjedhore’

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, i janë drejtuar me letër zyrtare ODIHR-it, ku kërkojnë dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të reformës zgjedhore.

“Ndërkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtë parlamentare që së bashku me ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë”, thuhet në njoftim e zyrës së Komisionit.