Ekspertë italianë në Prokurorinë e Përgjithshme për hetimet mbi tërmetin

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të mbështetur Prokurorinë e Përgjithshme në hetimet që po kryen për shkaqet e dëmeve kolosale të tërmetit të 26 nëntorit, që ra në Shqipëri.

Ekspertët janë të grupit që punoi në L'Aquila në Itali, ku u shkatërruan qindra ndërtesa.

Ekspertët italianë u takuan dhe me  Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela në prani të dy prokurorëve dhe inxhinierëve. Takimi i tyre u mundësua nga PAMECA.