VIDEO/ Bild fshiu lajmin kundër Bashës, Taulant Balla ngel pa gojë

Gazeta e madhe gjermane Bild ka fshirë mëngjesin e sotëm një lajm që sulmonte kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha, në lidhje me një çështje të pompuar nga PS-ja dhe mazhoranca në lidhje me një lobim të PD-së në SHBA.

Ai që i dha zë këtij shkrimi të Bild dje në Tiranë ishte Taulant Balla, numri 2 i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar.

E ndërsa dje ishte i ‘lumtur’, për shkrimin e Bild, sot Taulant Balla ishte i pa gojë dhe memec para gazetarëve të cilët e pyetën pikërisht për këtë gjë.

‘PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë.

Janë pafund media që kanë shkruar për këtë’, tha Balla për gazetarët, duke shtuar më pas se qenkan media të tjera të mëdha që kanë shkruar për këtë çështje.

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se Partia Demokratike, dhe jo Basha, duhet të shpjegojë arsyen pse emri i saj ndodhet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.