KLP komandon magjistratët për një periudhe 5 vjeçare në Prokurorinë e Përgjithshme

Gjatë mbledhjes së KLP janë miratuar disa projekt akte dhe janë komanduar disa magjistratë për në Prokurorinë e Përgjithëshme për një peridhë 5 vjeçare.

Miratohet unanimisht  projektakti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmësmagjistrate ne Prokurorinë e Përgjithshme per nje periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kerkeses adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshem.

Miratohet unanimisht  projektakti për komandimin e magjistrati Olsi Dado ne pozicionin e ndihmësmagjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme per nje periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kerkeses adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshem.

Në seancën plenare të KLP miratohet unanimisht projektakti për komandimin e magjistrati Arens Çela, në pozicionin e ndihmës magjistrati në Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhë 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.