San Martino, dy shqiptarë në pranga si shpërndarës kokaine

Dy shqiptarë janë arrestuar të shtunën për posedim të kokainë, ndërsa ishin në zonën e San Martino, njoftojnë mediat italiane. Ishin karabinierët e rajonit të Viterbos që i ndaluan ata gjatë një kontrolli rutinë të trafikut rrugor.

Në bordin e makinës, policia u gjeti 50 gr kokainë dhe një peshore me precizion për kokainën.

Të dy shqiptarët u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në dhomat e sigurisë të karabinierisë së Viterbos.