U mashtruan nga qeveria për dëmshpërblimet, banorët e Floqit protestë para prefekturës

Një grup banorësh nga fshati Floq janë mbledhur përpara prefekturës së qarkut te Korçës në shenjë proteste për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 1 Qershorit.

Banorët thonë se me të ardhurat e tyre nuk mund të riparojnë shtëpitë e tyre dhe se dëmshpërblimet janë vetëm në letër edhe pse kanë kaluar 8 muaj.