Ja kush është çifti i bashkëshortëve biznesmenë të plagosur në Tiranë

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se çifti prej vitit 1995 jeton në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari dhe se prej sa kohësh jetojnë në kryeqytet ushtrojnë biznesin e tyre.

Ndërkohë, sipas asaj që mëson Syri.net, çifti ka në pronësi furrën e bukës "Laze".

Sipas policisë, një nga grabitësit ka qëlluar sapo është pikasur nga çifti, ndërsa mësohet se ka patur edhe përleshje fizike mes tyre.

Deri tani policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pa mundur të zbulojë autorët.

Çifti Laze u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga ku raportohet se vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. /Syri.net