FOTO/ Makina me gaz shpërthen pranë tunelit të Krrabës, impianti ishte montuar sot
Një makinë ka marrë flake para pak minutash pranë tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan.
Sipas asaj që meson Syri.net dhe Syri TV, makina ishte me gaz, çka është bërë edhe shkak për shpërthimin.
Gjithashtu mësohet se impianti I gazit ishte montuar ditën e sotme, ndërsa makina shpërtheu në ecje e sipër.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar në njerëz. /SYRI.net